Genta Ismajli dhe partneri i saj konfirmojnë se presin të bëhen prindër për herë të parë

Genta Ismajli dhe partneri i saj konfirmojnë se presin të bëhen prindër për herë të parë

Showbiz October 10, 2021 - 20:57

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Ndonëse prej kohësh kishte zëra që ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta ishin në pritje të një fëmije, ata vetëm tani kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Çifti i njohur vendosën që lajmin e bukur ta konfirmojne sot (e diel) përmes një postimi në faqen zyratare, me një video tejet unike dhe artistike.

Kështu, dyshja në një mënyrë speciale vendosen që të bëjnë publike se priten të bëhen prindër për herë të parë.

Ndryshe, Genta është fokusuar në jetën private duke e shijuar çdo momente me të dashurin e saj, dhe kjo ka bërë që ajo të qëndrojë larg angazhimeve profesionale. /Zëri