Pas një dekade, Tuna e lumtur që po ribashkohen me Dafina Zeqirin për një këngë të re

Pas një dekade, Tuna e lumtur që po ribashkohen me Dafina Zeqirin për një këngë të re

Showbiz September 13, 2021 - 14:31

Dy këngëtaret e njohura, Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu, janë duke u ribashkuar pas një kohe të gjatë në një bashkëpunim.

Dyshja e famshme po rikthehet pas afro një dekade.

Ato janë duke punuar për një këngë, e titulluar “Sunny Hill”.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish. Ky album po ashtu. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna në një postim të fundit të publikuar në “InstaStory”.

Ky bashkëpunim është pjesë e albumit të Dafina Zeqirit “Dafinë Moj”, e cila shumë shpejt pritet ta publikojë.

Dueti i dyshes vjen pas këngës “Vibe”, që e sollën në 2010 në bashkëpunim me reperin 2po2.

Të njëjtat i dhanë fund armiqësisë në 2019, pas një konflikti të gjatë e pas thumbimeve të vazhdueshme ndaj njëra-tjetrës.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim për atë që do të sjellin këngëtaret e famshme. /Zeri.info

 

Image