Performanca e Rita Orës me veshje kombëtare shfaqet në “billboard”-et e New Yorkut

Performanca e Rita Orës me veshje kombëtare shfaqet në “billboard”-et e New Yorkut

Showbiz February 13, 2021 - 10:35

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngët e fundit të mini-albumit te saj më të ri, “Bang”.

Ajo gjithashtu solli klipin e këngës, “ig” në bashkëpunim me David Guettan dhe Imanbek.

E veçanta e klipit qëndron në faktin se është një mini-film i xhiruar në objektet brutaliste të Bullgarisë, ku Ora shfaqet në një performancë të veçantë me veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga Valdrin Sahiti.

Vet Rita në një nga intervistat e fundit ka thënë se e kishte me shumë qejf inkuadrimin e trashëgimisë kulturore në klipin e saj më të ri.

Kënga ka filluar të pëlqehet shumë në mbarë botën dhe aktualishte renditet si mini-albumi i pestë më i pëlqyer i momentit në botë.

Platformat e ndryshme muzikore si Spotofy, Apple Music dhe iTunes e kanë promovuar këngën e re të Ritës edhe në ‘billboard’-et më të mëdha të qyteteve me renome.

Motra e këngëtares shqiptare, Elena Ora, ka publikuara disa fotografi në InstaStory, ku janë shfaqur momente në ekranet gjigante të New Yorkut nga performanca e veçantë e Ritës me veshje kombëtare.

Ky ka qenë një promovim i madh jo vetëm për projektin e ri muzikor të artistes nga Kosova, por edhe promovimin e veshjeve tradicionale shqiptare. /Zëri

Image
Image