Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Vaksinohet Bleona Qerreti, u bën apel edhe të tjerëve ta marrin vaksinën anti-COVID

Vaksinohet Bleona Qerreti, u bën apel edhe të tjerëve ta marrin vaksinën anti-COVID

Showbiz January 07, 2021 - 19:31

Këngëtarja Bleona Qerreti, ka marrë vaksinën anti-COVID në SHBA.

Njoftimin për vaksinim, këngëtarja e vëri përmes një postimi në “Instagram”, ku edhe publikoi kartën e cila dëshmon që ajo është vaksinuar.

Përmes këtij postimi, Qerreti ka kërkuar nga të gjithë që të vaksinohen në mënyrë që të kalohet situata me pandeminë, shkruan “Zeri.info”

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj fuqishëm kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinën kundër COVID -19 që ta konsiderojë marrjen e saj. Është koha që t’i dalim në krye virusit dhe ta mposhtim atë një herë e përgjithmonë”, shkruan ajo.

Gjithashtu, në këtë postim, Qerreti shprehu mirënjohjen e saj për punëtorët shëndetësorë në SHBA dhe vlerësoi punën e tyre gjatë pandemisë.

“PS: Kjo foto është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar, nuk ka dalë akoma, por desha të tregoj mirënjohjen time për punëtorët e vijës së parë, heronjtë tanë të vërtetë! Shërbimi juaj ndaj komunitetit të gjerë po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këtë periudhë të vështirë. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, shkruan Qerreti.

Këngëtarja ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)