Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Këshilla e Arbana Osmanit për rritjen e fëmijëve të lumtur

Këshilla e Arbana Osmanit për rritjen e fëmijëve të lumtur

Showbiz October 10, 2020 - 12:42

Arbana Osmani tregoi se si mund të rrisni fëmijë të lumtur.

Moderatorja Arbana Osmani është një prej emrave më të njohur të ekranit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi publikoi video, teksa shfaqej duke gatuar një recetë bashkë me djalin e saj, Jonin dhe mbesën, Kenza.

Në mesin e mesazheve të shumta, Arbanës i shkruanin edhe disa ndjekës, të cilë i thanë se dëmijët mund të djegen në kuzhinë, andaj duhet të ketë kujdes.

Por, këtyre mesazheve, ajo iu përgjigj me një postim të gjatë, duke thënë se mënyra se si rriten fëmijët e lumtur është duke i përfshirë ata në çdo aktivitet.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar se mos digjen fëmijët, nuk janë djegur ndonjëherë dhe nëse ndodh të digjen pakëz nuk është fundi i botës. Unë zgjedh t’i rris duke i stimuluar që të vegjël të shuajnë kuriozitetin për botën që i rrethon, duke i përfshirë jo vetëm në gatim por në shumë aktivitete të tjera që juve mund t’ju duken të rrezikshme si gatimi nën survejimin tim.

Po, ne gatuajmë bashkë, ata bëjnë rrëmujë, ndonjëherë ndonjë gjë edhe thyhet, bëhen dyfish pjata për të larë dhe çdo rrobë patjetër që bëhet pis. Por asnjë nga këto, absolutisht asgjë nuk ka pikën e rëndësisë për aq kohë sa ata kënaqen dhe ndjehen të dobishëm. Secili zgjedh të rrisë fëmijët e tij në mënyrën e tij. E rëndësishme është t’i shohim ata të lumtur. Natën!”, shkruan ajo.

Image
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Going through old pics, Should I go blonde again?ë

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on