Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Lindita dëshiron të kthehet në Eurovision, por jo për Shqipërinë

Lindita dëshiron të kthehet në Eurovision, por jo për Shqipërinë

Showbiz July 02, 2020 - 17:44

Këngëtarja kosovare, Lindita Halimi e cila përfaqësoi Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision” në vitin 2017, dëshiron ta përjetojë sërish ekperiencën me festivalin.

Këngëtarja ka shprehur dëshirën që të rikthehet në Eurovision, por këtë herë duke përfaqësuar një shtet tjetër, transmeton Zeri.info.

Për këtë ajo ka kërkuar mendimin e fansave në Twitter, ndërsa të shumtë kanë uruar që të debutoi për Kosovën.

“Si mendoni të kthehem në Eurovision për një shtet tjetër? Kam pasur një eksperiencë të mirë nga hera e parë”, ka shkruar Halimi në TWitter, e cila ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat për rikthim.

 

Kujtojmë se Lindita përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2017 me këngën “World” por nuk arriti të kaloj në finalen e festivalit./Zëri