I biri kaloi momentin e vështirë në spital, Almeda në emision nuk mban dot lotët

I biri kaloi momentin e vështirë në spital, Almeda në emision nuk mban dot lotët

Showbiz January 22, 2020 - 13:53

Almeda Abazi, ka qenë e ftuar në një emision në kanalin turk “Kanal D”, ku është diskutuar mëmësia e saj e ndër të tjera, u prek dhe cështja e ndërhyrjes kirurgjikale, së cilës djali i saj i vogël, Efehan iu nënshtrua përpara dy muajsh. Kjo është nje temë mjaft e dhimbshme për të, ndaj Almeda nuk u përmbajt dot, por u përlot në emision.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”- ka thënë aktorja shqiptare, e cituar nga xing.al. Kur moderatorja vazhdoi ta pyeste mbi operacionin dhe atë cfarë ajo përjetoi në ato momente, Almeda i kërkoi që të mos vazhdonin më, por të ndërronin temë.