Për herë të tretë anulojnë festën e martesës

Showbiz January 24, 2019 - 17:28
Lexoni detajet

Justin dhe Hailey Bieber zyrtarisht janë martuar në shtator të vitit të kaluar, por për herë të tretë e kanë shtyrë festën e martesës. Këngëtari i famshëm dhe manekinia, tashmë disa muaj kanë paralajmëruar se për familjen dhe miqtë do të organizojnë një ceremoni të martesës fetare dhe të festimit, përcjell "Zëri.info".

Në ftesat e fundit që i kanë dërguar, thuhej dasma do të mbahej më 28 shkurt, një ditë pas datëlindjes së 25-të të Juastin, por kjo nuk do të ndodhë.

LEXO EDHE: Ditë më të mira për bukuroshen, pas tmerrit të përjetuar

Në dasmë ishin ftuar rreth 300 mysafirë, mes tyre edhe Kylie Jenner, Travis Scott dhe Drake, por të gjithë ata janë lajmëruar se kjo ceremoni është anuluar. Thuhet se arsyeja për këtë, është se një numër i anëtareve të familjes së këngëtarit, nuk kanë mundësi të jenë prezent në dasmë, për çka është anuluar.

Mirëpo, sipas informatave më të reja, çifti dëshiron të organizoj gjithçka dalëngadalë, ndërsa planifikojnë të ulin numrin e të ftuarve./ZERI

Image