Ditë më të mira për bukuroshen, pas tmerrit të përjetuar

Showbiz January 24, 2019 - 17:22
Lexoni detajet

E tëra kishte ndodhur gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa kjo kishte bërë që ajo të vuaj nga depresioni post traumatik, përcjell "Zëri.info".

Aktorja Fran Drescher, e cila do të mbetet në kujtesë me rolin e saj në serinë komike “Nanny”, ka folur për momentet e vështira të jetës, të cilat tani i takojnë së kaluarës. Në të vërtetë, ylli i aktrimit kishte përjetuar një dramë të vërtetë, pasi hajnat që kishin hyrë në shtëpinë e saj, pas plaçkitjes që e kishin kryer, e kishin rrëzuar në dysheme dhe e kishin dhunuar.

Image

E tëra kishte ndodhur gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa kjo kishte bërë që ajo të vuaj nga depresioni post traumatik. Shumë shpejt aktorja kishte vërejtur ndryshime në trupin e saj, ndërsa pas vizitës tek mjeku, ishte diagnostikuar me kancer në mitër. Skena e tmerrshme e dhunimit kishte ndodhur para burrit të saj Peter, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është këndellur nga ngjarja tragjike, ndërsa Fran disa herë kishte deklaruar se kjo ngjarje pas sëmundjes, i kishte sjellë shpresë për një të ardhme më të mirë.

LEXO EDHE: Fotografi e rrallë e Dafinës që do të ju befasojë

“Pas kancerit jam bërë një person më i mirë. Dhuratat më të mira nganjëherë vijnë në paketime të shëmtuara”, ka deklaruar aktorja. Betejën shumëvjeçare me sëmundjen e rrezikshme, Fran ka arritur ta fitoj pas 20 viteve. Edhe pse kishte përjetuar ferrin e vërtetë, aktorja thotë se kurrë nuk duhet hequr dorë dhe të pranosh humbjen, duke shtuar se traumat e së kaluarës, e kanë bërë më të fortë dhe më të qëndrueshme./ZERI