Ndahet nga jeta modelja e njohur
Showbiz
October 16, 2018 - 18:04
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Ylli i “Ladies of London”, modelja Annabelle Neilson është gjetur e vdekur. Policia e Londrës tha se trupi i Neilson u gjet në shtëpinë e saj të enjten. Modelja vdiq në moshën 49-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
Nielson u lind në një familje të pasur aristokrate. Ajo ka punuar si modele duke u bërë mikeshë dhe muza e modës së Alexander McQueen për më shumë se 20 vjet.
Neilson ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me supermodelen Kate Moss dhe Naomi Campbell, aktorin Jude Law dhe biznesmenin Richard Branson. Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar shumë persona të famshëm që kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.