Dua Lipa do t’ju ‘çmend’ me skena të nxehta në klipin e ri (FOTO)
Showbiz
September 05, 2018 - 19:39
Lexoni më shumë detaje
Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa, nesër do të publikojë projektin e saj më të ri, shkruan “Zeri.info”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”.
Ajo ka publikuar një imazh të video-klipit më të ri, teksa ka paralajmëruar se ky video-klip do të publikohet nesër në ora 17:00, përcjell “Zeri.info”.
Përmes kësaj fotografive, duket që në video-klipin e ri, Dua do të shfaqet me skena mjaft të nxehta.
Për më shumë, shikojeni fotografinë e mëposhtme. /ZËRI/