Mediat serbe raportojnë për Era Istrefin: Shqiptarja nga Kosova e hap Botërorin
Showbiz
May 22, 2018 - 18:50
Lexo detajet
Lajmi se Era Istrafi do ta hapë Botërorin, u përhap shpejtë edhe në Serbi. Mediat serbe raportojnë për depërtimin e Era Istrefit në Kupën e Botës.
Istrefi do të përformojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam.
LEXO EDHE: Ja kur do të publikohet ‘himni’ i botërorit ‘Rusia 2018’
Lajmin e madh e ka dhënë sot e përditshmja britanike “The Guardian”, dhe tani po raportojnë edhe në Serbi për një arritje të tillë të Erës.
Media serbe “Mondo.rs.”, ka shkruar se shqiptarja nga Kosova do e hapë Botërorin. Edhe pse shpesh mediat serbe nuk raportojnë për këngëtaret kosovare që tashmë janë me famë botërore, kësaj radhe shkruan edhe për Erën, transmeton Express.