Ja kur do të publikohet ‘himni’ i botërorit ‘Rusia 2018’

Sport May 22, 2018 - 15:42
Bëhet e ditur data e publikimit

 

Pop këngëtarja kosovare Era Istrefi së bashku me aktorin dhe këngëtarin Will Smith si dhe yllin e reggaeton, Nicky Jam, do të jenë zëri i botërorit “Rusia 2018”, raporton "Zeri.info".

Sipas “The Guardian”, treshja fantastike ‘himnin’ do ta publikojnë më 25 maj, pra këtë të premte, përcjell “Zeri.info”.

“Himni” i botëroreve tashmë është shndërruar si në një lloj tradite.

Edhe pse ka disa këngë të ndërlidhura me Kampionatin botëror, himni zyrtar zakonisht është ajo më e madhja dhe performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz, përcjell “Zeri.info”.

Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life”. /ZËRI/