41 vjeçare, por Ledina Çelo nuk e ka problem t’i reklamojë të pasmet
Showbiz
March 13, 2018 - 18:30
Për disa nga këngëtaret ekspozimi i trupit nuk njeh moshë!
Këtu futet pa problem dhe këngëtarja nga Shqipëria, Ledina Çelo e cila shumë shpesh bëhet pjesë e mediave rozë për linjat trupore të cilat ajo nuk heziton t’i shfaqë dhe për ndjekësit e saj të shumtë.
Provokimet janë pjesë e Ledinës, e cila edhe kësaj radhe ka postuar një video boomerang ku tund të pasmet para pasqyrës, e veshur në rrobabanjo.
Sa i përket jetës së saj private, ajo tashmë ka vite që ka krijuar familjen e saj dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe vajzë, Erlisin dhe Perianën.
Ndryshe, ajo u bë kohë që jeton në Gjermani, por vizitat në vendin e lindjes nuk mungojnë asnjëherë.