Ledri i shtrirë në shtrat, por kush e fotografoi?
Me zërin e pamjen e tij, ai arriti të bëhet ndër reperët më të dashur në vend.
Bëhet fjalë për reperin e famshëm Ledri Vula, i cili është i pëlqyer sidomos nga femrat, transmeton Gazeta Express.
Përveç karrierës së tij në muzikë, Ledri është komentuar shumë edhe për jetën e tij private, për lidhjet e tij me shumë vajza të bukura, ndër to edhe fytyra të njohura publike.
Por, ka kohë që Ledri nuk ka treguar nëse është në ndonjë lidhje.
Së fundmi në llogarinë e tij në Instastory Ledri ka publikuar një fotografi ku shihet i shtrirë në shtrat.
Por, sigurisht të gjithë kanë një pikëpyetje se kush ia bëri Ledrit këtë fotografi i shtrirë në shtrat.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Ledri ka publikuar projektin e tij të fundit “Dje&Sot”, në bashkëpunim me reperin e njohur Noizy./Gazeta Express/