Majk dhe Capital T së shpejti me hitin e tyre
Showbiz
December 14, 2017 - 11:34
Dje u përfol se do të ketë një duet ndërmjet reperëve, Capital T dhe Majk.
Ndërsa, Majk ka bërë publike se dueti është duke u realizuar, transmeton Zeri.info
Ai përmes një fotografie në Instastory ka treguar për fansat se kënga në bashkëpunim me Capital T është duke u realizuar, mirëpo nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër.
Ndryshe, kënga e fundit e Majk është “Tarantino” e publikuar para një muaji duke arritur afër 4 milionë klikime në Youtube./ZERI