Ndotja e ajrit dhe moti lidhen me shtimin e migrenës
Foto: Laura Hasani

Ndotja e ajrit dhe moti lidhen me shtimin e migrenës

Shëndetësi April 17, 2026 - 16:58

Nëse vuani nga migrena, zakonisht mund të monitoroni gjumin, stresin apo ushqimin. Por një studim i ri sugjeron se duhet t’i kushtoni vëmendje edhe ndotjes së ajrit dhe kushteve të motit.

Sipas hulumtimit të publikuar më 15 prill në revistën “Neurology”, ndotja e ajrit – nga gazrat e automjeteve deri te tymi industrial mund të ndikojë ndjeshëm në shfaqjen e migrenës, sidomos kur kombinohet me kushte të caktuara atmosferike, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Për studimin, u ndoqën 7,032 persona në jug të Izraelit për rreth 10 vjet.

Studiuesit analizuan nivelet ditore të ndotësve si dioksidi i azotit (NOë) dhe grimcat e imëta PM2.5, të cilat vijnë kryesisht nga trafiku dhe termocentralet. Po ashtu u morën parasysh temperatura, lagështia dhe rrezatimi diellor.

Rezultatet treguan se në ditët kur cilësia e ajrit përkeqësohej, shtoheshin edhe vizitat urgjente për migrenë. Personat e ekspozuar ndaj rritjeve të papritura të NOë kishin 41% më shumë gjasa të kërkonin ndihmë mjekësore. Nivelet e larta të rrezatimit diellor dhe rrezeve ultraviolet rritnin rrezikun me 23%.

Nga ana tjetër, më pak vizita mjekësore u regjistruan në ditët me ndotje nën mesataren. Personat me ekspozim të vazhdueshëm ndaj niveleve të larta të NOë kishin 10% më shumë gjasa të përdornin shpesh barna kundër migrenës, ndërsa ata të ekspozuar ndaj PM2.5 kishin 9% më shumë gjasa.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, të cilat shtojnë valët e të nxehtit, stuhitë e pluhurit dhe episodet e ndotjes, mund të rrisin edhe rastet me migrenë.

Prandaj, faktorët mjedisorë duhet të merren parasysh në menaxhimin e kësaj gjendjeje.