Iu bashkua UÇK-së kur ishte vetëm 16 vjeç, sot veterani ka nevojë për ndihmën tonë
Liridon Rexha, zjarrfikës me përvojë të gjatë në shërbim të komunitetit dhe ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga mosha 16 vjeçe, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë.
Sipas familjarëve, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, trajtimi mjekësor duhet të kryhet jashtë vendit. Kostot e trajtimit janë bërë shumë të larta dhe tejkalojnë mbulimin e paraparë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, duke arritur mbi 100.000 euro.
Familjarët kërkojnë ndihmë shtesë për përballimin e shpenzimeve, duke vlerësuar çdo kontribut, sado i vogël, si të jashtëzakonshëm në këtë situatë.
Të dhënat për donacione:
Blerja e mbështetjes brenda Kosovës:
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
Për donacione nga Evropa / jashtë Kosovës:
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Kontakt: 044 860 485
Postimi i plotë i familjes:
Të nderuar shokë, miq e dashamir, babai ynë, Liridon Rexha po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë. Ai ka qenë pjesë e UQK-së që nga mosha 16 vjeqare dhe me pas në shërbim të vazhdueshëm me profesionin e tij si zjarrëfikes në shërbim të komunitetit tonë.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së pacientit ai duhet të trajtohet jashtë vendit si dhe ky trajtim mjekësor është bërë më kompleks dhe kostot janë rritur ndjeshëm.
Shuma e paraparë nga mbështetja e qeverisë - Fondit të Sigurimeve Shëndetësore nuk është e mjaftueshme për mbulimin e plotë të shpenzimeve të trajtimit, pasi që parashihet se vlera e përgjithshme e kostove mjekësore tejkalon shumën mbi 100.000 €, andaj kërkohet ndihmë shtesë për përballimin e kostove të nevojshme mjekësore.
Të dhënat për donacione:
ë Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
Nga Evropa / Jashtë Kosovës
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Nr. kontaktues: 044 860 485
Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar.
Ju falënderojmë për humanizmin dhe solidaritetin tuaj.