Dita Botërore kundër Kancerit

Dita Botërore kundër Kancerit

Shëndetësi February 04, 2025 - 08:28

Sot shënohet Dita Botërore kundër Kancerit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë.

Ndërsa, përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kanceret e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin.

Të gjitha vendet mund të ndërmarrin hapa për të përmirësuar diagnostikimin e hershëm të kancerit, dhe sipas Udhëzues të ri të OBSH-së për diagnostikimin e hershëm të kancerit, tre hapat e diagnostikimit të hershëm janë:

  • përmirësimi i ndërgjegjësimit publik për simptomat e kancereve të ndryshme dhe inkurajimi i njerëzve që të kërkojnë kujdesin kur paraqiten ato simptoma,
     
  • investimi në fuqizimin dhe pajisjen e shërbimeve shëndetësore dhe trajnimin e profesionistëve shëndetësorë në mënyrë që ata të mund të kryejnë diagnostikimin e saktë dhe me kohë,
     
  • sigurimin që njerëzit që jetojnë me kancer të mund t’i qasen trajtimit të sigurt dhe efektiv, përfshirë zbutjen e dhembjes,
     
  • pa përjetuar vuajtje frenuese personale apo financiare.

Dita Botërore e Kancerit udhëhiqet nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) , i cili mbështet qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit. Kjo deklaratë ishte shkruar në vitin 2008.

4 shkurti është Dita Botërore e Kancerit, e cila synon të rris ndërgjegjësimin për kancerin dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kancerit është të reduktojë ndjeshëm sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara nga kanceri dhe është një mundësi për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund padrejtësisë së vuajtjeve të parandalueshme nga kanceri. Dita festohet nga Kombet e Bashkuara.

Dita Botërore e Kancerit synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe reduktimin e stigmës. Në Ditën Botërore të Kancerit zhvillohen iniciativa të shumta për të treguar mbështetje për të prekurit nga kanceri.