Mbi 30 për qind rriten vizitat në ambulancat e Ferizajt pas gjendjes gripoze
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Mbi 30 për qind rriten vizitat në ambulancat e Ferizajt pas gjendjes gripoze

Shëndetësi February 04, 2025 - 17:08

Gjatë muajit të fundit stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe në AMF të tjera nëpër lokalitete po përballen me rritje të numrit të pacientëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore. E gjithë fluksi është shtuar pas një gripi sezonal i cili po shkakton temperaturë të lartë, kokë-dhembje, kollë, ethe, rrjedhje të hundëve, dhembje të trupit e të tjera. Mjekët në këtë komunë po sugjerojnë pacientët të përdorin sa më shumë langje dhe mos të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me persona që janë të dyshuar për gjendjen gripoze.

Deri në 300 pacient brenda ditës po marrin shërbime në QKMF të Ferizajt.

Kemajl Emini, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt ka thënë se mbi 30 për qind janë rritur kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime nëpër institucionet shëndetësore, shkaku i gjendjes gripoze.“Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve, mjekët tanë nëpër punkte shëndetësore po e kryejnë punën e tyre me seriozitet dhe përkushtimin më të madh. Si komunë jemi mirënjohës ndaj e gjithë stafit pasi që gjendja gripoze është përhapur në masë të madhe. Ne si mjek sugjerojmë pacientët të përdorin vitamin C dhe Paracetamol por te gjendjet me komplikime dhe humbje të lëngjeve përshkruajnë tretje fiziologjike me vitamina por nëse ka raste më të rënda edhe antibiotike”, ka thënë Emini./Telegrafi