Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Shëndetësi May 16, 2024 - 08:29

Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë copa metali. Ky është njoftimi që është dërguar në Shqipëri nga portali RASFF i Bashkimit Evropian i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton një risk në zinxhirin ushqimor, raporton Ora News.

Ky sistem alarmi ka vënë në dijeni Agjencinë e Kontrollit të Ushqimit (AKU) se pas analizave të kryera në biskotat “Milka”, më konkretisht emri i produktit është “MILKA XL Cookies” me datë skadence 20.07.2024 dhe me bar-kodin e poshtë shënuar: 7 622300 786687, është konstatuar prezenca e copëzave metalike.

Sipas AKU-së, këto biskota janë futur në vendin tonë, por rezulton se e gjithë sasia është shitur.

Edhe pse alarmi ushqimor duhet të ngrinte në këmbë AKU-në, ky institucion në asnjë nga rrjetet sociale nuk e ka publikuar këtë njoftim për konsumatorët. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA NEWS (@rtvoranews)