Edhe një dobi nga boronica e nga molla

Edhe një dobi nga boronica e nga molla

Shëndetësi prill 03, 2018 - 14:57
Kjo është dobia e radhës

Për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 këshillohet rritja e konsumit të mollëve dhe të boronicave.

Një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition” ka zbuluar se këto fruta përmbajnë një sasi të madhe flavonidesh, të cilat parandalojnë diabetin, përcjell "Zëri".

Për të arritur në këtë përfundim drejtuesit e studimit mbajtën nën vëzhgim regjimin ushqimor të 200 mijë qytetarëve amerikanë, ku në fillim të studimit asnjëri prej tyre nuk shfaqte simptoma diabeti.

LEXO EDHE: Seleni, i domosdoshëm për femrat

Ndërkohë gjatë studimit u diagnostikuan 12.600 raste diabeti, por shkencëtarët zbuluan se ata persona që konsumonin boronicë kishin 23% më pak mundësi për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

E njëjta gjë u zbulua se vlente edhe për ata që konsumonin pesë kokrra mollë në javë. /ZËRI/