Seleni, i domosdoshëm për femrat

Lifestyle April 03, 2018 - 14:44
Ja pse është i domosdoshëm

Seleni është një nga elementet e nevojshme për trupin tonë, por është e nevojshme për të përcaktuar dozën e duhur, shpjegon Mark Mojard, autor i librit “The Supplement Handbook”.

Hulumtuesit kanë gjetur më parë se sasia e selenit në trup ka të bëjë me fertilitetin ose pjellshmërinë, në veçanti gratë që marrin sasi të mjaftueshme të këtij minerali, në shumicën e rasteve, më parë mbesin shtatzënë sesa gratë që nuk marrin këtë mineral në sasi të mjaftueshme, përcjell "Zëri".

Një nga mënyrat më të sigurta për të marrë sasi të mjaftueshme është nëpërmjet ushqimit.

Pra, nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë janë ushqimet që duhet të hani dhe të cilat përmbajnë selen.

Arra braziliane

Image

 

Arrat braziliane janë burimi më i mirë i selenit me 514 mikrogramë për 30 gramë arra (6 deri në 7 arra).

Peshku

Me 95 mikrogramë për porcion, tuna është në vendin e dytë.

LEXO EDHE: Aplikimi i duhur i grimit

Një burim i mirë i selenit janë sardelet me 45 mikrogramë për porcion.

Mish viçi dhe pule

Sikurse peshqit edhe mishi është i pasur me selen. Bifteku ka 42 mikrogramë, gjeldeti përmban 31 mikrogramë dhe mishi i pulës 22 mikrogramë për porcion.

Djathi shtëpiak

Jo vetëm që përmban 20 mikrogramë selen, por edhe 130 mikrogramë kalcium në 100 gramë. /ZËRI/