Aplikimi i duhur i grimit

Lifestyle April 03, 2018 - 14:32
Këshilla të nevojshme

Që të dukeni sa më bukur duhet gjithmonë të tentoni të dukeni sa më të freskët.

Grimi i tepruar gjithmonë ju bën të dukeni më të lodhur dhe më të moshuar.

Grimi po ashtu duhet t’i përshtatet moshës, stilit, vendit, transmeton "Zeri.info".

Për grim ditor duhet të keni pudër të lëngshme (që është ekzakte me ngjyrën e tenit), korrektor rreth syve (një nuancë më e çelur), pudër e ngurtë, pak skuqes mollëzash, nuancë roze.

LEXO EDHE: Shenjat që tregojnë se s’mund t’ju harrojë

Sytë: nuanca ngjyrë kafe “earth tones” në kapakun e epërm dhe pak ngjyrë ari në kapakun e poshtëm, maskarë e zezë në kapakun e epërm dhe të poshtëm të syrit.

Buzët natyrale me një nuancë më të mbyllur se ngjyra natyrale, transmeton "Zeri.info".

Aplikimin e sa më pak shtrese të grimit e preferojnë edhe shumica e ekspertëve të bukurisë, të cilët insistojnë se me grim sa më të pakët arrihet një efekt shumë më i madh në bukurinë tuaj.

Një këshillë shtesë në këtë drejtim është që çdoherë para se të shkoni në gjumë ta pastroni mirë grimin nga fytyra juaj. /ZËRI/