Kujdes burra, gratë po ju tradhtojnë

Lifestyle April 19, 2016 - 10:05

Gratë tradhtojnë, jo vetëm në filma dhe libra. Ato tradhtojnë gjatë gjithë kohës. Edhe kur nuk janë duke e bërë fizikisht, me siguri që po e bëjnë mendërisht. Një studim i Universitetit të Oksfordit ka dalë në përfundimin se 57 për qind e burrave dhe 47 për qind e grave tradhtojnë.

Edhe në studime të tjera përfundimet kanë qenë të tilla, gratë dhe burrat tradhtojnë pothuajse njësoj, me diferenca shumë të vogla. Një organizatë ka publikuar disa statistika sipas të cilave 54 për qind e grave dhe 57 për qind e meshkujve kanë tradhtuar në një marrëdhënie.

Femrat janë ato që mbështesin fuqishëm moton: ‘Jeta është e shkurtër, tradhto’. Prandaj ekziston një mundësi që femrat të tundohen e si rrjedhojë të tradhtojnë më shumë në një lidhje. Ato stepen të tregojnë informacione kaq intime, edhe nëse bëhet fjalë për intervista anonime apo në besim të plotë, pasi i druhen etiketimit ‘të përdala’ apo sinonime të tij.

Femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt, vetëm se janë më të heshtura në lidhje me të. Një studim shumë interesant i kryer nga Meredith Chivers, Marta Meana dhe Lisa M. Diamond, ka provuar se gjinia femërore ka një etje të thellë dhe shumë normale për të provuar gjëra të reja, shqiptarja.com.

Duke vendosur një kamera të vogël brenda vaginave të pjesëmarrëseve për të matur shpejtësinë e qarkullimit të gjakut, u zbulua që gratë kanë gënjyer kur thanë se do t’i pëlqente seksi me një mik apo të njohur. Ato në fakt eksitoheshin më shumë nga ideja e të bërit seks me një të panjohur.

Një studim afatgjatë i kryer në Gjermani, që përfshiu mijëra çifte , zbuloi se meshkujve, pas një farë kohe në një marrëdhënie të përkushtuar, u binte dëshira për të patur partnerë të tjerë, ndërsa grave, pas vetëm 3 vitesh, u rritej dëshira seksuale në mënyrë të shfrenuar.

Gratë e vuajnë monogaminë edhe më shumë se meshkujt, kërkojnë variacion dhe pasion më shumë se partnerët e tyre. “Dua të bëj seks gjithë natën”,- është shprehur një grua e krishterë rreth të 50-ave, besnike në martesën e saj mbi 20 vjeçare,- vetëm jo me bashkëshortin tim”.

Femrat e kanë më të vështirë të jenë besnike, shmangin seksin me burrat e tyre, jo sepse janë të lodhura apo të mërzitura se ai nuk i ndihmon me punët e shtëpisë, por sepse seksi martesor i duket… i mërzitshëm. Të qenit nënë gjithashtu, nuk i ndalon aspak femrat të ëndërrojnë për partnerë të tjerë, përkundrazi, mund t’i bëjë më të etura për eksperienca të reja.