Maskat natyrale që jua mbajnë flokët në superformë gjatë verës
Foto: Ilustrim

Maskat natyrale që jua mbajnë flokët në superformë gjatë verës

Lifestyle April 21, 2026 - 08:55

Tri maska do t'ju ndihmojnë t’i mbani flokët në gjendje vitale përgjatë stinës së verës.

Për t’i pasur flokët sa më të shëndetshme, e më pak të dëmtuara, ndiqini më poshtë maskat “çudibërëse” në flokët tuaja, transmeton lajmi.net.

Uthulla

Nëse dëshironi t’i sillni gjallëri flokëve, shpëlajini ato me një përzierje ndërmjet gote uthulle të mollës dhe uji të vakët. Pas kësaj, lajini flokët për t’ua larguar erën e pakëndshme.

Shampanja

Kjo pije alkoolike i ndihmon flokëve ta marrin shkëlqimin e nevojitur. Së pari, flokët i pastroni me shampo dhe më pas i shpëlani me një përzierje ndërmjet gjysmë gote uji të vakët dhe gjysmë gote shampanje.

Kanella

Në enë, hidhni gjysmë gote vaj të vluar ulliri dhe shtojini një lugë kanellë e mjaltë. Pasi përzierja të ftohet, bëjini masazh flokëve dhe lëreni atë të veprojë për 15 minuta.