Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Përse është në rregull të ndiheni keq kur e bëni një gabim?

Përse është në rregull të ndiheni keq kur e bëni një gabim?

Lifestyle May 29, 2020 - 13:07

“Vazhdoje jetën, harroje atë punë, çfarë ka ndodhur nuk mund të ndryshohet” - kjo është njëra nga këshillat më të zakonshme që i jepet dikujt, i/e cili ka gabuar.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë! Faktikisht, një studim i fundit ka treguar se duhet të ndiheni keq, në mënyrë që të mësoni. 

Studimi, i publikuar në ‘Journal of Behavioral Decision Making’, sugjeron se emocionet duhet të përfshihen në momentet kur gaboni apo dështoni, në mënyrë që të mësoni, transmeton Telegrafi.

Pse? Ne kemi tendencë ta arsyetojmë atë çfarë ka ndodhur vetëm atëherë kur mund t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme. Parimisht, ne arsyetohemi në vend se të marrim hapa të nevojshëm për t’u adaptuar dhe për ta shmangur të njëjtin gabim në të ardhmen. 

Image

Kur “vazhdoni tutje” aq lehtë kur gaboni, ju keni tendenca të krijoni një bindje se është faji i universit dhe asnjëherë i juaji. Por, më e keqja është se me një qëndrim të tillë ju supozoni se keni mësuar diçka – e kjo shpije që ju ta përsëritni të njëjtin gabim vazhdimisht.

Prandaj, ekspertët tregojnë se është mirë të emocionoheni kur gaboni, dhe ajo ndjenjë e tmerrshme e fajit që e ndjeni në stomak do t’ju motivojë të mësoni dhe të përpiqeni më shumë herën tjetër.