Mbi nëntë orë gjumë rrit rrezikun nga paraliza

Mbi nëntë orë gjumë rrit rrezikun nga paraliza

Lifestyle dhjetor 12, 2019 - 17:01

Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë se nëntë orë gjumë gjatë natës dhe 90 minuta dremitje gjatë ditës rrit rrezikun nga paraliza.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Neurology” dhe në këtë studim janë ekzaminuar 31 750 persona në Kinë mosha mesatare e të cilëve është 62 vjeç.

Në fillim të studimit u vëzhgua se gjumi prej të paktën nëntë orësh rrit me 23 % rrezikun nga paraliza sesa ata që flenë më pak se tetë orë.

Mundësia për paralizë është rritur me 25 % tek ata që flenë më shumë se 90 minuta gjatë ditës në krahasim me ata që flenë më së shumti një orë ose nuk flenë aspak gjatë ditës.

Studimi zbuloi se personat që natën flenë me orë të gjata ndërsa ditën dremisin kohë të gjatë, kanë një rrezik prej 85 % për paralizë.

Gjatë studimit pjesëmarrësit janë ndjekur gjashtë vite me radhë prej të cilëve 1 557 janë paralizuar.

Sipas studiuesve fjetjet ose dremitjet e gjata shkaktojnë ndryshime të padëshiruara në nivelet e kolesterolit si dhe zgjerimin e belit dhe fjetja dhe dremitja e gjatë është tregues i një jete pa lëvizje që rrit rrezikun e paralizës.