Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Zbulohet ilaçi që ua ndalon meshkujve tradhtinë

Zbulohet ilaçi që ua ndalon meshkujve tradhtinë

Lifestyle December 05, 2019 - 10:31
Detajet

Pyetja përse njerëzit tradhtojnë nuk ka përgjigje të thjeshtë

Ndonjëherë personi i papjekur, ndonjëherë tradhtia është pasojë e marrëdhënieve të dhembshme nga e kaluara, ndonjëherë hakmarrje, ndërsa ndonjëherë njerëzit tradhtojnë sepse tradhtia është pjesë e personalitetit të tyre dhe nuk brengosen për pasojat, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, tradhtia shpesh varet shumë nga stabiliteti i marrëdhënies momentale se sa nga disa situata nga e kaluara.

Megjithatë, ekzistojnë gjëra të cilat mund të ndikojnë në atë nëse personi do të tradhtojë, përkatësisht ta ndalojnë në qëllimet e tilla, edhe nëse ndonjëherë i kanë në mendje.

Konkretisht, faktori i cili në hulumtime është treguar si i qenësishëm në pengimin e tradhtisë është besnikëria ndaj marrëdhënies.

Ndonjëherë njerëzit, sado që mbase tingëllon çuditshëm, tradhtojnë madje edhe kur e duan partnerin apo partneren, mirëpo sa më besnikë që të jenë ndaj marrëdhënies, është mundësia më e vogël që do të tradhtojnë.

Hulumtimi i cili e ka konstatuar këtë është bërë në vitin 2017, ndërkaq autorët David Rodrigues dhe Diniz Lopes, veç tjerash, kanë studiuar ndikimin e përkushtueshmërisë ndaj predispozitës që personi të hyjë në aventurë.

Është treguar që besnikëria ka qenë faktori i cili madje edhe njerëzit të cilët kanë qenë të prirë për tradhti i ka penguar në sjellje të cilat do të mund ta dëmtonin lidhjen.

Çfarë do të thotë besnikëria në lidhje?

Marrëdhënia e sinqertë është ajo e cila bazohet në besimin reciprok, sinqeritet, besnikëri dhe dashuri.

Besnikëria, përkatësisht përkushtueshmëria do të thotë edhe që te personi ekziston dëshira që marrëdhënia të mbahet, tradhtia dhe dëshira e fortë që marrëdhënia të zgjasë nuk shkojnë njëra me tjetrën.