Pse femija nuk shton peshë?

Pse femija nuk shton peshë?

Lifestyle November 22, 2019 - 11:45
detajet

Zakonisht fëmijët që ushqehen me qumësht formule marrin peshë më shumë krahasuar me ata me gji dhe mjekët pediatër shprehen se zakonisht në momentin që fëmija nuk shton shumë në peshë nëna kërkon ta ushqejë atë edhe me qumësht shtesë.

Është normale diçka e tillë?

Ju duhet të dini se normat e rritjes në peshë të një fëmije që ushqehet me qumësht gjiri apo formule janë:

Fillimisht fëmija do të ulë peshën e lindjes, për të filluar ta rifitojë rreth 10 ditë më pas.

3 muajt e parë fëmija duhet të shtojë 140-210 gr në javë;

Nga muaji 3-6 fëmija duhet të shtojë 105-147 gr na javë;

Midis muajit të 6-12 fëmija duhet të shtojë 70-91 gr në javë.

Nga se varet pesha e fëmijës?

Specialistët theksojnë se pesha e lindjes së fëmijës varet nga ushqyerja dhe gjendja e nënës në shtatzani, më shumë se nga faktori gjenetik.

Gabimi që bëjnë shpesh prindërit është që i kushtojnë rëndësi peshës së fëmijës, duke anashkaluar raportin me gjatësinë.

Mjekët theksojnë se nënat duhet të kenë kujdes shtimin e madh në peshë tek fëmijët që ushqehen me qumësht formule. Nëse fëmija do të pijë sasi më të mëdha nga normalja, atëherë edhe rritja e tij do të jetë shumë e madhe, gjë që në mjekësinë pediatrike konsiderohet një problem.

Përse bebet që ushqehen me gji marrin më pak peshë?

E dini pse? Sepse fëmija ndalon së piri kur është ngopur, dhe jo kur përfundon qumështi që ndodhet në biberon, pra ai vetërregullohet ndërmjet urisë së tij dhe qumështit që i ofrohet. Megjithatë edhe nëse ai fiton peshë më të madhe nga vlerat e mësipërme, nuk konsiderohet problem.