Ja çfarë do të thotë nëse keni teshtimë të shpeshtë

Ja çfarë do të thotë nëse keni teshtimë të shpeshtë

Lifestyle October 23, 2019 - 13:34
Lexoni detajet!

Teshtima është një fenomen shpesh shumë shqetësuees për shumë persona në momentin që ai përsëritet disa herë.

Studimet e fundit tregojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar.

Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera. Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.

Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.

Por pse ndodhin tre teshtima?

Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda teshtima e parë, më pas duhet afruar në hundë teshtima e dytë dhe më pas duhet nxjerrë jashtë teshtima e tretë.

Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.