Pse domatja përmirëson fertilitetin e meshkujve

Lifestyle October 14, 2019 - 14:34
Detajet

Një substancë përbërëse e domateve, mund ta përmirësojë kualitetin e spermës tek meshkujt, shkruan BBC, tranmseton Gazeta Express.

Meshkujt, të cilët përdorin dy lugë të sosit të domatës çdo ditë, është vërejtur se e përmirësojn kualitetin e spermës. Sipas ekspertëve, ky studim mund të jetë një nga mënyrat e duhura për trajtimin e problemeve të infertilitetit.

Ata këshillojnë që meshkujt, të cilët ballafaqohen me probleme të infertilitetit duhet, që ta praktikojnë një stil të shëndetshëm të jetës, dhe një dietë të shëndetshme ushqimore. Gjithashtu ky studim sugjeron, se zvogëlimi I stresit si dhe aktiviteti I rregullt seksual ndikon në kualitetin sa më të mirë të spermës.

Salca e domatës së freskët, gjithashtu me anë të studimeve të mëparshme është dëshmuar që e zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Studimi kishte zgjatur 12 javë si dhe sipas pjesëarrësve të Universitetit të Sheffild-it është një zbulim shumë I rëndësishëm. Hapi I ardhëshëm, që këta shkencëtarë do të bëjnë është vpërsëritja e këtij eksperimenti me meshkuj infertilë, për të parë nëse kjo përbërës mund ta përmirësojë kualitetin e spermës dhe përmirësimin e fertilitetit. /Express