Probleme me pagjumësinë? Shkencëtarët kanë 5 këshilla praktike për ju

Probleme me pagjumësinë? Shkencëtarët kanë 5 këshilla praktike për ju

Lifestyle September 19, 2019 - 13:28
Detajet

Jemi fiks në hyrje të vjeshtës dhe shpesh ndërrimi i temperaturave bën që trupi të mos jetë shumë bashkëpunues për t’u mësuar shpejt me ndryshimet.

Prandaj shpeshherë në të tilla raste, shumë persona vuajnë nga pagjumësia.

Ama ne kemi disa këshilla për ju, të cilat do t’ju ndihmojnë t’ju zërë gjumi si qengj.

1-Përpiquni të rregulloni mirë temperaturën e dhomës, një dhomë e freskët është ambient më i mirë për një gjumë të rehatshëm.

2-Vini një jastëk mes këmbëve, mjekët kanë provuar se krijon një staturë më të rehatshme në shtrat duke ju qetësuar.

3-Mos pini kafe, as alkool të paktën dy orë para gjumit.

4-Largojeni telefonin dhe fikni WI-Fi. Duket e vështirë, por e nevojshme.

5-Zgjidhni me kujdes jastëkun. Mos e merrni shumë të lartë, as shumë të ulët  sepse në të dyja rastet krijon dhimbje të qafës. Diçka e mesme dhe e butë do t’ju qetësojë