Çfarë ju ndodh nëse nuk flini 8 orë? Zbuloni rezultatin tronditës

Çfarë ju ndodh nëse nuk flini 8 orë? Zbuloni rezultatin tronditës

Lifestyle August 17, 2019 - 16:14
Lexoni detajet

Studime të shumta thonë se gjumi është çelësi kryesor i një fytyre të pastër dhe të freskët. Ekspertja australiane Olivia Arezzolo ka zhvilluar eksperimentet që nxjerrin në pah rezultatet e vërteta.

Ajo ka fotografuar lëkurën e saj përpara gjumit dhe pas cikleve prej 8, 6 apo 4 orëve gjumë.

Siç e shihni, kur zgjohet pas 8 orësh, lëkura e saj është uniforme dhe rrudhat nuk janë të dukshme

Pas 6 orëve gjumë, fytyra shfaq shenja lodhjeje.

Ndërkohë me vetëm 4 orë, rezultati është një fytyrë më e yndryshme, me pucrra, rrathë të zinj dhe pa jetë.

“Duke fjetur vetëm 4 orë, rigjenerimi i barrierës së lëkurës zvogëlohet me 30%. Dhe mungesa e gjumit rezulton në një rritje 37% të kortizolit, hormonit të stresit.”- shprehet Arezzolo. Dhe të gjitha këto shfaqen në lëkurën tuaj.