Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Peshku dhe arrat ndikojnë në jetëgjatësi

Peshku dhe arrat ndikojnë në jetëgjatësi

Lifestyle August 02, 2019 - 08:27
Lexoni detajet

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, sidomos rrezikon paraqitjen e kancerit dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. E ndryshe nga kjo, një dietë që privilegjon peshkun, mishin e bardhë të pulës, si dhe arrat redukton rrezikun e vdekjes, shkruan "Zëri.info".  

Të paktën 9,3 për qind dhe 7,6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar. Këtë e thotë një studim i realizuar nga “Harvard School of Public Health” në Boston.

Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme. Mirëpo studimi më i ri tregon se nëse në dietën tuaj përfshini konsumimin e mishit të peshkut, si dhe arrat, atëherë kjo do të ndikojë në jetëgjatësi dhe në më pak probleme me sëmundjet e ndryshme, sidomos me ato kardiovaskulare./ZERI