Të përcjellësh perëndimin e diellit është ilaç natyral

Të përcjellësh perëndimin e diellit është ilaç natyral

Lifestyle June 15, 2019 - 17:01
Lexoni detajet

I aftë të tregojë fuqinë e natyrës, perëndimi është një nga fenomenet natyrale më të bukur në botë në gjendje të transmetojë gëzim dhe qetësi te njerëzit, shkruan "Zëri.info". 

Efekte që lidhen pjesërisht me kromoterapinë, pra efektet përfituese që kanë ngjyrat në mirëqenien mendore e fizike të personave.

Një temë e prekur nga “The National Center For Biotechnology Information”, sipas të cilit e kuqja e ndezur e perëndimit është e aftë ta bëjë kornizën unike të një mbrëmjeje romantike ose më pak të rëndë nisjen e një jave kaotike, pra i rëndësishëm për humorin e njerëzve.

Sipas kromoterapisë, ngjyrat ndihmojnë trupin dhe mendjen të gjejnë ekuilibrin natyral dhe kanë pasoja fizike dhe mendore në gjendje që të stimulojnë trupin. E kuqja e gjallë e një perëndimi mahnitës bëhet një ilaç natyral, i aftë të transmetojë emocione pozitive te njerëzit. /ZERI