Këto janë problemet më të shpeshta që trajtohen nga fizioterapeutët

Këto janë problemet më të shpeshta që trajtohen nga fizioterapeutët

Lifestyle April 25, 2019 - 15:27
Lexoni më shumë detaje

Sot në emisionin “Trend me Renaten”, në Radio Prishtina ishte i ftuar fizioterapeuti i njohur Berat Hajdari.

Ai për dëgjuesit e Radio Prishtinës ka treguar se cilat janë rastet më të shpeshta të cilat trajtohen nga fizioterapeutët.

“Puna jonë nuk është vetëm me mosha të vjetra. Ka raste që punojmë edhe me bebe. Terapia në pediatri. Ndër fushat më të ndërlikuara është fusha neurologjike dmth me deformitete të ndryshe që vijnë nga mosfunksionimi i trurit. Këtu fjala është për bebet. Por kemi edhe traste më të lehta. Tek më të rritur kemi probleme me deformitete, ndërsa si probleme më të moderne tani janë shttrembërimet e qafes dhe të shtyllës kurrizore”, ka treguar ai.

Sipas tij këto probleme vinë si pasojë e aktiviteteteve të ndryshme në jetën e përditshme.

“Këto probleme zakonisht shfaqen si pasojë e mosaktivitetit fizik të rregullt, qëndrimi i gabuar, ndodh edhe nga lëndimi në fitnes pra kemi raste të ndryshme. Gjumi është shumë me rëndësi dhe pozita e fjetjes si e bëni. Në disa raste lëndoni edhe muskujt dhe lëndime të nyejve të qafës. Janë raste pak më akute dhe duhet pasur kujdes se si trajtohen këto lëndime”, ka treguar ai. /ZERI