Britanikët punojnë më shumë orë pune në BE

Britanikët punojnë më shumë orë pune në BE

Lifestyle April 18, 2019 - 20:14
Lexoni detajet!

Kultura e punës në Britani të Madhe me orë të gjata po vazhdon dhe për sa i përket angazhimit, britanikët brenda Bashkimit Evropian punojnë më së shumti.

Punëtorët me kohë të plotë në këtë vend, vitin e kaluar punuan mesatarisht 42 orë në javë, gati dy më shumë se një punëtor i zakonshëm në BE.

Sipas një raporti të TUC, punëtorët në vende të tjera, duke përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën, janë më produktive sesa homologët e tyre në Britani të Madhe edhe pse punojnë më pak orë.

Java mesatare me kohë të plotë në Britani të Madhe është shkurtuar me 18 minuta gjatë dekadës së fundit dhe në shkallën aktuale të progresit, do të duhej 63 vjet që punëtorët të marrin të njëjtën kohë të lirë si në vende të tjera në BE.

“Kultura e orëve të gjata të Britanisë së Madhe nuk është asgjë për të cilën duhet të krenohet. Është grabitje e punëtorëve të një jete të mirë në shtëpi dhe kohë me të dashurit e tyre. Mbingarkesa, stresi dhe lodhja janë bërë normalja e re. Vende të tjera kanë treguar se zvogëlimi i orarit të punës nuk është vetëm i mirë për punëtorët, por mund të rrisë produktivitetin”, thotë sekretari i përgjithshëm i TUC, Frances O’Grady.

Sic nënvizon studimi, ndërsa teknologjia e re ndryshon ekonominë tonë, përfitimet duhet të ndahen nga njerëzit që punojnë dhe kjo do të thotë orë të shkurtra, më shumë kohë me familjen dhe miqtë, dhe paga të denjë për të gjithë.

Java 42-orëshe e Britanisë së Madhe krahasohet me 37 orët në Danimarkë dhe 39 orët në vende të tilla si Holanda, Italia, Belgjika, Franca, Suedia dhe Irlanda.