Ja vitaminat që duhen përdorur për parandalimin e gripit

Ja vitaminat që duhen përdorur për parandalimin e gripit

Lifestyle prill 17, 2019 - 08:54
Lexoni detajet!

Edhe pse shpesh nuk e dimë se si të përballemi me gripin, ekzistojnë mënyra për parandalimin e kësaj sëmundje jo aq të rrezikshme. Për fillim, mos e thithni ajrin e ngrohtë sepse viruset më lehtë shumohen kështu, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Përdorini enë me ujë dhe freskues të ajrit, të cilët pengojnë futjen e mikrobeve në sistemin tonë të frymëmarrjes.

Po ashtu ajroseni shpesh dhe për pak kohë hapësirën në të cilën qëndroni. Çdo ditë merrni vitamina – ushqimi i sotëm nënkupton më shumë drithëra dhe prodhime nga mielli, të cilët nuk përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Për të forcuar imunitetin duhet marrë vitaminë C shtesë ose kombinim të të gjitha vitaminave, posaçërisht zinkun. Do të ishte mirë që sa më shumë kohë të kaloni në diell, sepse mungesa e vitaminës D sjell deri te rënia e imunitetit. /ZERI