Luftoni celulitin me disa rregulla të thjeshta!

Luftoni celulitin me disa rregulla të thjeshta!

Lifestyle April 16, 2019 - 12:52
Lexoni më shumë detaje

Konsumoni ushqimin me ngadalë, duke e përtypur mirë çdo kafshatë. Kjo ndihmon në asimilimin e plotë të ushqimit dhe bën të mundur të arrihet një ndjesi e këndshme e ngopjes, shkruan gazeta Zëri.

Celuliti është një nga problemet më të shpeshta me të cilat përballemi çdo ditë. Në mënyrë që ta luftoni celulitin ndiqni disa rregulla të thjeshta në përditshmëri.

Konsumoni sa më shumë që të jetë e mundur perime. Ato përmbajnë më pak kalori dhe nxisin aktivitetin e zorrëve.

Pini sa më shumë ujë natyral. Uji ndihmon, përmes urinës, në eliminimin e lëngjeve që ndodhen brenda në inde.

Konsumoni ushqimin me ngadalë, duke e përtypur mirë çdo kafshatë. Kjo ndihmon në asimilimin e plotë të ushqimit dhe bën të mundur të arrihet një ndjesi e këndshme e ngopjes.

Konsumoni një sasi të mirë të produkteve të grurit, siç janë: orizi, makarona dhe buka, shkruan gazeta Zëri.

Gatuani në një mënyrë të thjeshtë, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur të skuqurat dhe ushqimet e përpunuara. Gatimi ideal është ai të pjekurit në skarë, në furrë ose i avulluar.

Të konsumohen të paktën 2 litra ujë në ditë. Uji, në qoftë se pini në sasi të mëdha ruan kripën, e mban me vete dhe lejon në këtë mënyrë eliminimin.

Box:Uji

Pini sa më shumë ujë natyral. Uji ndihmon, përmes urinës, në eliminimin e lëngjeve që ndodhen brenda në inde.// Zëri