Konsumoni kos çdo ditë

Konsumoni kos çdo ditë

Lifestyle April 16, 2019 - 12:48
Lexoni më shumë detaje

Kosi radhitet si një nga ushqimet e pazëvendësueshme në frigoriferin e familjeve shqiptare, shkruan gazeta Zëri.

Produkti përveçse ofron rritje për fëmijë, ai është i pasur edhe me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe me probiotikë.

Nëse kjo larmi përfitimesh nuk ju bind mjaftueshëm, atëherë lexoni arsyet përse duhet të konsumoni kosin në baza ditore.

Vetitë te kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve dhe kancerit të zorrës së trashë, shkruan gazeta Zëri.

Studimet kanë gjetur se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.

Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 për qind.

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitaminë B5 dhe B12. // Zëri.info