Shmangia e kontaktit me sy gjatë bisedës

Shmangia e kontaktit me sy gjatë bisedës

Lifestyle March 25, 2019 - 08:52
Lexoni detajet

Duket se nuk është që këta persona janë të çuditshëm, por truri i njeriut nuk mund t’i përballojë detyrat e të menduarit për fjalët adekuate dhe njëkohësisht të përqendrohet në një fytyrë, shkruan gazeta "Zëri".

Ju ka qëlluar ndonjëherë që kur takoni një person gjatë bisedës së parë më të është munduar të shmangë kontaktin me sy dhe kjo ju ka lënë përshtypje se personi përballë jush po mundohet t’ju fshehë diçka?

Megjithatë, ndonëse mund të jetë e vërtetë ajo që përmendem më sipër, hulumtimet e reja sugjerojnë se edhe ka arsye të mira shkencore prapa asaj se përse shumica e njerëzve kanë vështirësi ta shikojnë dikë në sy dhe ta mbajnë një bisedë me të. Duket se nuk është që këta persona janë të çuditshëm, por truri i njeriut nuk mund t’i përballojë detyrat e të menduarit për fjalët adekuate dhe njëkohësisht të përqendrohet në një fytyrë.

LEXO EDHE: Pini një birrë pas ushtrimeve

Efekti bëhet edhe më i dukshëm kur dikush flet fjalë më të pazakonshme, që vijnë si pasojë e përdorimit të të njëjtave burime mendore si mbajtja e kontaktit me sy. Shkencëtarët e Universitetit të Kyotos përmes eksperimenteve të tyre kanë zbuluar se pjesëmarrësit e kanë pasur më të vështirë t’i ndërlidhin fjalitë kur kanë qenë duke e shikuar dikë gjithmonë në sy. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur mbajtja e kontaktit me sy dhe përqendrimi ne bisedë, por mundësitë janë të mëdha që të dyja këto i shfrytëzojnë të njëjta burime kognitive dhe ndonjëherë këto burime mund të “shtirren”./ZERI