Mos i zbuloni të gjitha sekretet që keni

Mos i zbuloni të gjitha sekretet që keni

Lifestyle March 23, 2019 - 13:45
Lexo Detajet

Meshkujt kalojnë shumë mirë me shoqërinë të tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se partneres duhet t’ia thoni këtë në fytyrë. Ajo edhe pse është e interesuar të di se çfarë ndodh me shoqërinë tuaj, ajo do të nervozohet nëse ju zbuloni diçka që do të lëndoj ndjenjat e saj, shkruan gazeta "Zëri".

Ekzistojnë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk do të duhej t’ia thoni partneres suaj, nëse dëshironi paqe në lidhje. Se cilat janë disa prej tyre do t’i paraqesim në vazhdim të këtij teksti.

Mos e krahasoni me askënd

Shumë djem u thonë femrave se: “Nëna jote duket sikur ta kishe motër”. Është e vërtetë se femrat i duan nënat e tyre, por asnjëherë mos i krahasoni, sidomos kur bëhet fjalë për dukjen fizike. Gjithashtu, në asnjë mënyrë nuk duhet bërë krahasime me ish ndonjë të dashur tuaj, edhe nëse e dashura juaj e tanishme është më e bukur se ajo. Ajo nuk dëshiron që ju ende të mendoni për ish-in tuaj.

Mos flisni shumë për shoqërinë

Meshkujt kalojnë shumë mirë me shoqërinë të tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se partneres duhet t’ia thoni këtë në fytyrë. Ajo edhe pse është e interesuar të di se çfarë ndodh me shoqërinë tuaj, ajo do të nervozohet nëse ju zbuloni diçka që do të lëndoj ndjenjat e saj.

Nuk dua të dal sepse do ta shikoj ndeshjen

Këtë arsyetim mos e përdorni shpesh, sidomos nëse partneres suaj nuk i pëlqen aspak sporti. Dihet se meshkujt janë të dhënë pas sportit, por kjo nuk do të thotë se sa herë ka ndonjë ndeshje sportive, ju duhet ta anashkaloni të dashurën tuaj.

Mos i thoni që është e plotë

Asnjë femër nuk dëshiron që t’i thonë se është e trashë. Një deklarim i tillë nuk do t’u sjellë asgjë të mirë, përveç disa net që do t’i kaloni vetëm. Dihet mirë që kompleksi më i madh i femrave është pesha e tepërt dhe nëse këtë ju ia rikujtoni, atëherë vërtetë do t’i keni punët psik.

Ma përkujton ish-të dashurën

Kjo është absolutisht gjëja më e keqe që mund t’i thuhet të dashurës. Nëse e bëni këtë, të jeni të sigurt se gjithmonë do të dyshojë se jeni me të në lidhje vetëm se i ngjan “ish-it” tuaj.

Nëna ime është kuzhinierja më e mirë në botë

Shumë femra lëvdohen me aftësitë e tyre në kuzhinë. Asnjëherë mos thoni se nëna juaj është më e mirë në atë fushë, sepse në të kundërtën do të hani ushqim të djegur së paku një javë.

Nuk më pëlqejnë miqtë e tu

Sikurse ju që dëshironi të shoqëroheni me miqtë tuaj, të njëjtën e dëshiron edhe partnerja. Mos i thoni se nuk ju pëlqejnë shoqet dhe shokët e saj, sepse ata kanë shumë ndikim tek ajo, prandaj për të mirën tuaj duhet të keni raporte të mira me të gjithë.

Pse po shpenzon kaq shumë para

Asnjëherë mos e pyetni partneren pse shpenzon shumë para dhe kohë në trajtime të bukurisë. Sikurse ju që dëshironi të luani futboll, ashtu edhe ajo dëshiron të kalojë kohën duke u zbukuruar. Thjesht, pranojeni këtë dukuri.

Kjo femër është seksi

Edhe nëse pranë jush kalon Kim Kardashian, asnjëherë mos e lëvdoni një femër tjetër para partneres suaj. Kjo do të thotë se ju nuk jeni edhe aq e kënaqur me të dashurën tuaj.

Kam nevojë për kohë dhe hapësirë

Nëse mendoni se keni nevojë për ndonjë lloj pauze nga lidhja, tregojani këtë partneres në mënyrë të butë. Nëse jeni shumë të sinqertë dhe të hapur për këtë gjë, mund të mbeteni pa të dashur./Zeri/