A duhet ngrënë lëkura e mishit të pulës? E tregojnë ekspertët

A duhet ngrënë lëkura e mishit të pulës? E tregojnë ekspertët

Lifestyle March 20, 2019 - 08:35
Lexo detajet!

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht, shkruan sot Gazeta 'Zëri'.

Është e vërtetë që një gjoks pule pa lëkurë ka pak kalori, por pas hulumtimeve që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Harvard do ta kuptoni që nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyra të pangopura.

Yndyrat janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterinës së keqe.

Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i njëjtë me atë vajit të ullirit. Acidi oleik ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune. /ZERI