Ndotja e ajrit, më vdekjeprurëse sesa pirja e duhanit

Ndotja e ajrit, më vdekjeprurëse sesa pirja e duhanit

Lifestyle March 18, 2019 - 09:26
Lexoni detajet

Ndotja e ajrit shkakton më shumë vdekje sesa pirja e duhanit dhe pothuajse dy herë më shumë vdekje sesa është menduar më parë, sipas një studimi të ri, shkruan gazeta "Zëri".

“Kjo do të thotë se ndotja e ajrit shkakton më shumë vdekje në vit sesa pirja e duhanit, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ishte shkaktar i 7.2 milionë vdekjeve në vitin 2015. Pirja e duhanit mund të shmanget, por jo edhe ndotja e ajrit”, tha në një deklaratë profesori Thomas Münzel nga Departamenti i Kardiologjisë në Universitetin Mjekësor Mainz në Gjermani, i cili ishte bashkautor i studimit.

“Numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare që janë shkaktuar nga ndotja e ajrit është më i lartë sesa pritej. Vetëm në Evropë numri i vdekjeve është afër 800.000 në vit dhe secila nga këto vdekje përfaqëson një zvogëlim mesatar të jetëgjatësisë prej më shumë se dy vjetësh”, shtoi ai.

Është e dukshme se ndotja e ajrit është e lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes, tha Münzel. Ai shtoi se ndotja e ajrit dëmton enët e gjakut duke çuar në shtypje më të madhe të gjakut, diabet, sulm në tru dhe sulm në zemër. Në hulumtimin e tyre, Münzel dhe kolegët e tij zbuluan se ndotja e ajrit shkaktonte dy herë më shumë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare sesa nga sëmundjet e frymëmarrjes./ZERI