Pastrimi i mirë i fytyrës, shumë i rëndësishëm

Pastrimi i mirë i fytyrës, shumë i rëndësishëm

Lifestyle March 18, 2019 - 09:09
Lexoni detajet

Për përtëritjen e përditshme të lëkurës dhe për higjienën e fytyrës ka shumë rëndësi heqja e grimit para rënies në gjumë

Lëkura është shumë e ndjeshme e sidomos ajo e fytyrës, prandaj kërkon një kujdes të veçantë. Lëkura juaj rregullisht përjeton një cikël të përtëritjes së natyrshme. Qelizat e vdekura dalin në sipërfaqe dhe qërohen, duke nxjerrë në pah një ten të shëndetshëm dhe shkëlqyes. Për këtë shkak pastrimi i rregullt i fytyrës është hapi më i rëndësishëm i rutinës së përditshme kozmetike, shkruan gazeta "Zëri".

Për përtëritjen e përditshme të lëkurës dhe për higjienën e fytyrës ka shumë rëndësi heqja e grimit para rënies në gjumë.

LEXO EDHE: A e dini çfarë kuptimi kanë ëndrrat me ish-in?

Hapi i parë është pastrimi i ashpër i fytyrës, respektivisht heqja e grimit, yndyrave dhe papastërtive të tjera. Këtë mund ta bëni duke përdorur qumësht kozmetik, xhela të ndryshëm, shkuma ose preparate “3 në 1”, sikur që është preparati për piling, maskë dhe xhel për pastrimin e fytyrës. Qumështi kozmetik për pastrimin e thellë të lëkurës mund të përdoret te të gjithë tipat e lëkurës, derisa qumështi ushqyes njëkohësisht hidraton fytyrën dhe ngadalëson plakjen, falë ekstraktit të orkidesë.

Hapi i dytë në ritualin e domosdoshëm ditor të pastrimit të fytyrës nënkupton heqjen e yndyrave dhe papastërtive të tjera me anë të tamponëve të zhytur në losion. Pasi që tamponi të mbetet i pastër kur me të e fërkoni fytyrën, qafën dhe dekoltenë do të thotë se e keni bërë pastrimin si duhet./ZERI