Humbisni peshë duke pirë këtë çaj

Humbisni peshë duke pirë këtë çaj

Lifestyle March 15, 2019 - 08:13
Lexoni detajet!

Shumë nga ne humbim kohë në palestra ose me dieta ekstreme për të humbur peshë. Por një studim i Universitetit të Los Angeles që u publikua në European Journal of Nutrition doli në konkluzionin që çaji i zi ose ai jeshili ju ndihmon të bini në peshë, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Sipas studimit çaji i zi dhe ai jeshil përveçse ju ndihmojnë të humbisni peshë, ata sjellin edhe përfitime të tjera për shëndetin.

Gjithashtu në studim theksohet se çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin, por në dy mënyra të ndryshme.

Çaji jeshil është i pasur me polifenol, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthithur, prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë, shkruan më tutje "Zëri". 

Sigurisht që në studim theksohet edhe fakti se konsumimi i tyre duhet të bëhet me sasi të kufizuara, ekzagjerimi në konsumimin e këtyre çajeve mund t’ju shkaktoj probleme shëndetësore.

Sipas studimit çaji i zi dhe ai jeshil përveçse ju ndihmojnë të humbisni peshë, ata sjellin edhe përfitime të tjera për shëndetin./ZERI