Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Lifestyle prill 01, 2018 - 17:47
8 shenjat që tregojnë se gjërat mes jush po ndryshojnë

Thonë se miqësia midis një femre dhe një mashkulli është e pamundur.

Është si një sfidë e fortë, pasi herët apo vonë, një nga të dy do të dashurohet me personin tjetër.

Në një moment të tillë çdo gjë bëhet më e komplikuar dhe takimet bëhen më të sikletshme.

Mund të kesh edhe ti një mik apo mikeshë, për të cilën ndjen më tepër se sa mund të ndieje për një shok apo shoqe.

LEXO EDHE: Ditët më fatsjellëse për t’u martuar këtë vit sipas numerologjisë

Për fat të mirë, ka disa shenja që tregojnë se shoku apo shoqja jote në fakt ka rënë në dashuri me ty dhe është duke pritur reagimin tënd.

Të tjerët e vënë re: 

Mund të ndodhë që miqtë të të pyesin nëse ju po dilni bashkë, sepse ju mund të silleni si të lidhur dhe ndërkohë këmbëngulni se jeni thjesht shokë. Është mirë që ta sqaroni këtë gjë me personin tjetër, sepse në situatat kur personi tjetër ka nisur t’ju dojë, mund të nisë të mendojë për gjëra që nuk ekzistojnë.

Intimiteti: 

Nëse e sheh dhe nuk rri dot pa ia ngulur sytë, pa e përqafuar, pa e prekur, atëherë miqësia juaj ka kaluar në një etapë tjetër transformimi. Batutat tuaja për dashurinë, komeditë me çifte për ditën e Shën Valentinit nuk ju duken më gjëra të bezdisshme si më parë.

Jeni gjithmonë bashkë:

Mund të kesh plot miq apo mikesha të tjera, por ai/ajo të duket personi më perfekt. Të bën të ndihesh mirë, të tregosh pjesën më të mirë të vetes dhe të jesh vetvetja. Nuk ka rëndësi nëse është mëngjes, drekë apo darkë, ti je përherë duke kërkuar justifikime për ta takuar atë person.

Asnjë vajzë tjetër: 

Vajza të tjera? Në fakt, nuk ekzistojnë në jetën e tij. Mund ta provokosh ndonjëherë duke e pyetur për koleget e punës, por ai do të përgjigjet me indiferentizëm. Mundet edhe të ta kthejë provokimin duke të thënë se do të donte të kishte lidhje me ndonjë vajzë tjetër dhe të shohë menjëherë reagimin tënd dhe të qeshë.

Të mbron: 

Nëse jeni miq dhe dikush qesh me diçka tënden, edhe shoku yt do t’i bashkohet të qeshurës. “Është thjesht shaka, qesh pak”, – mund të të thotë.Por kur të trajton me seriozitet masiv, do të të mbrojë dhe do kërkojë të të mbrojë me çdo kusht. I mban përherë në zemër dhe në mendje ndjenjat e tua dhe nuk lejon asnjë të të ofendojë.

Mbështetja jote më e madhe: 

Nëse je duke kërkuar për ndihmë, mbështetu tek ndihma e tij. Nuk ka rëndësi nëse është thjesht një festë ditëlindjeje, një ekspozitë me pikturat e tua, apo ndonjë vepër bamirësie. Ai do të jetë përherë pranë teje dhe do të ndihmojë ta organizosh. Për çdo gjë do të të komplimentojë dhe do të të mburrë përpara të gjithëve. Kjo tregon se nuk është më thjesht një shok për ty.

Kujtohet shpesh: 

Mund t’i thuash gjëra që ty të duken të parëndësishme, mund t’i flasësh për shoqërinë tënde, ditëlindjen e tyre, apo për gjërat që të pëlqejnë t’i bësh gjatë kohës kur je me humor të keq. Ndonjëherë mundet edhe të surprizojë me një biletë për një komedi romantike, kur do të të shohë të stresuar.

Është xheloz: 

Ai mund të jetë tip liberal dhe hiqet sikur nuk e ka problem, por nuk ka mashkull që nuk shqetësohen, apo nuk bëhen xhelozë për femrën që dashuron. Është mirë që t’i kontrollosh disi xhelozitë e tij duke i prezantuar shoqërinë tënde. Nëse ai interesohet për një lidhje serioze me ty, do t’i kuptojë edhe shoqëritë e tua me meshkuj. / bota.al