Ditët më fatsjellëse për t’u martuar këtë vit sipas numerologjisë

Lifestyle April 01, 2018 - 17:28
Qëndroni larg këtyre pesë datave

Fati dhe martesa shkojnë dorë për dore dhe në kultura të ndryshme, ka bestytni dhe tradita të praktikuara që mbështesin idenë e fatit në ditën e martesës.

Në këtë artikull nuk do të shkruajmë për këto të fundit, por për ditët e konsideruara si fatsjellëse dhe ato ters për të lidhur kurorë.

Me 365 opsione, zgjedhja e ditës së përkryer mund të duket si një detyrë e vështirë, për të mos përmendur planifikimin e një ceremonie marramendëse.

Por nëse besoni në energjinë e universit, astrologji dhe numerologji duhet të zgjidhni një nga datat e mëposhtme dhe të mos u afroheni 5 ditëve të tjera të cilat thuhet se ndjellin fat të keq.

Ditët më të mira për t’u martuar këtë vit:

E diel, 18 mars, 2018 (3.18.18)

E premte, 5 maj 2018 (5.5.18)

E shtunë, 7 korrik 2018 (7.7.18)

E diel, 11 nëntor 2018 (11.11.18)

10 gusht 2018 deri të dielën më 19 gusht 2018 (8.10.18 – 8.19.18)

E mërkurë, 1 gusht 2018 (8.1.18)

Ditët e pafata

E enjte, 15 mars 2018

E premte 13

E premte, 13 prill 2018

E premte, 13 korrik 2018