Dobësohuni me ndihmën e qitros

Dobësohuni me ndihmën e qitros

Lifestyle mars 12, 2018 - 13:55
Pra, nëse keni probleme me mbipeshë, atëherë keni parasysh këshillat e mëposhtme të cilat vërtet mund t’ju ndihmojnë

E pajisur me një sasi të lartë fibrash qitroja ndihmon shumë në dobësim. Të gjithë i njohim dobitë e qitros mbi shëndetin e njeriut, por kjo frutë zë një vend shumë të veçantë për ata që kanë probleme me peshën.

Dietologët mendojnë se qitroja zotëron enzima, të cilat djegin yndyrat, ka pak kalori dhe shumë fibra, transmeton "Zeri.info".

Qitroja ul rezistencën e insulinës dhe nëse konsumohet nga një kokërr pas çdo vakti mund të dobësohemi me nga 1 kilogram në javë.

LEXO EDHE: Sa herë mund ta ngrini mishin?

Në të njëjtën mënyrë edhe 2-3 kokrra arre në ditë të ndihmojnë në dobësim. Megjithëse shumë persona frikësohen nga fjala “ushqim mes vakteve” nuk duhet të harrojmë se janë pikërisht këto ushqime, të cilat mund të na dobësojnë më shumë nëse konsumohen në sasinë e duhur.

Për shembull tërshëra dhe kosi përshpejtojnë metabolizmin nëse në darkë konsumoni pak kos me majdanoz do t’ju ndihmojë në tretjen e ushqimit.

Krahas kësaj edhe pak karotë, rrush i thatë apo ananas i hedhur në kos është ushqim i shëndetshëm, i cili mund të konsumohet mes vakteve dhe kjo përzierje ndikon pozitivisht në largimin e kilogramëve të tepërt nga trupi juaj.

Pra, nëse keni probleme me mbipeshë, atëherë keni parasysh këshillat e sipërpërmendura të cilat vërtet mund t’ju ndihmojnë. /ZËRI/

Image